Aplikacion
Kohët e fundit në mediat sociale ka nisur të përflitet shumë për emrat që do jenë pjesë e “Big Brother VIP 2” që nis në dhjetor të këtij viti. Një nga të përfolurat ka qenë edhe motra e blogurës Sarah Berisha, Ditea.
Mirëpo, ndryshe nga sa u tha, Sara deklaroi së fundmi se motra e saj, gjithashtu blogere, nuk e ka marrë ende një ftesë.
“Nuk e ka marrë propozimin. As ajo vetë nuk e di. E kemi diskutuar, por është ende herët. Jemi tipa të kundërt. Është tip i qetë, unë jam më çapkëne dhe tolerante. Mbase për atë do ishte eksperiencë e bukur por jemi të ndshme. Kështu që nuk e di. Ka kohë.”– u shpreh ajo.
Kledi Hysa, një nga ish-banorët e këtij edicioni është një mik shumë i mirë i saj dhe PM e duke qenë se kalojnë shumë kohë bashkë, shpesh në rrjetet sociale është shfaqur edhe me Ditean.
“Jo nuk ka lidhje me Kledin. Kledin e kemi shok se ma shkruajnë shpesh. Ne bëhemi shumë por nuk kanë asnjë lidhje. Dalin lajme të kota pse tu prishim punë të dyve kot.”- tha Sarah duke lënë të nënkuptohet se të dy janë në dy lidhje të ndryshme./L.K
/Zoom.al