zoom

Të gjitha

Gjiko drithëron me këngën e re dedikuar gjakmarrjes

Gjiko drithëron me këngën e re dedikuar gjakmarrjes

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, reperi Gjiko publikoi këngën e tij më të re me titull “Gjoni”. Kënga është ritmike e zhanrit hip-hop dhe trajton një tematikë të veçantë. Muzika është realizuar nga vëllai i tij, reperi Big Bang Beats, ndërsa vargjet e tekstit janë të shkruara nga vet ai.

Teksti i saj i dedikohet hasmërive ndër farefisnore, të cilat shpesh kanë ardhur si rezultat i hakmarrjes. Pjesë e klipit janë edhe disa elemente tradicionale si oda e burrave të besës apo arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar.

Klipi përmbyllet me një thënie të famshme të Anton Çetës, ku citohet: “Ma burrni o me fal se sa mu hakmarrë”. Për klipin e këngës është kujdesur regjisori i besuar i reperit pejan, Valon Aziri./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura