zoom

Të gjitha

“Kriminelë ndaj kafshëve…”/ Bleona Qereti: Qelbësirë, duhet mobilizim

“Kriminelë ndaj kafshëve…”/ Bleona Qereti: Qelbësirë, duhet mobilizim

Pak ditë më parë në media është publikuar një video ku një i ri torturonte në mes të rrugës një qen, teksa e kishte lidhur këtë të fundit me një litar në fyt.

Ndërkohë një reagim për ngjarjen në fjalë e ka pasur edhe artistja Bleona Qereti. Kjo e fundit përmes një statusi në Instastory, i bën thirrje policisë ta gjejë dhe ta dënojë këtë kriminel, duke sugjeruar gjithashtu “dënimin” që do i jepte vetë ajo.

“Të gjithë duhet të mobilizohemi ta gjejmë kush është ky qelbësirë! Ky kriminel duhet të dënohet! I lutem mediave, policisë së shtetit ta gjejë këtë kriminel- Unë personalisht do ta lidhja për qafe dhe do ta rrotulloja në ajër në të njëjtën mënyrë që ta kuptojë çfarë ka bërë!”- thuhet në statusin e plotë të Bleona Qerretit.

Pas publikimit të videos e cila shpejt u bë virale në rrjet për shkak të pamjeve të rënda, i riu u identifikua dhe arrestua. M. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, ka rënë në prangat e policisë për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”./L.K

/Zoom.al