zoom

Të gjitha

Kim Kardashian zyrtarisht beqare, divorcohet nga Kanye West

Kim Kardashian zyrtarisht beqare, divorcohet nga Kanye West

Kim Kardashian është zyrtarisht beqare. Një gjykatë në Los Angeles pranoi kërkesën e yllit të “Keeping Up With The Kardashians” për të ndryshuar statusin e saj martesor. Kardashian e parashtroi kërkesën gati tre muaj më parë.

Ish-burri i saj, Kanye West kundërshtoi kërkesën. Ish-çifti, të cilët kanë katër fëmijë bashkë, ishin të martuar për 7 vite.

Në dokumentet ligjore, Kardashian është shprehur se komentet publike të reperit për divorcin e tyre kanë shkaktuar shqetësim emocional.

“I kam kërkuar Kanye që ta mbajë divorcin tonë privat, por ai nuk e ka bërë këtë. Kanye ka dhënë shumë dezinformata në lidhje me familjen tonë private. Divorci dhe bashkëprindërimi në mediat sociale ka krijuar shqetësim emocional.”, thuhet në dokumente./Zoom.al/

Postime të lidhura