Aplikacion
Audienca e kësaj ceremonie madhështore ka rënë me 70% në dekadën e fundit. Vlerësimet kanë rënë vazhdimisht me disa milionë çdo vit që nga viti 2014, përveç vitit 2019, kur pati një rritje modeste prej 3.1 milionë shikuesish. Vitin e kaluar, vlerësimet për shfaqjen ranë me më shumë se 50% nga një vit më parë.
Sipas “The Hollywood Reporter”, këtë vit çmimet u rimëkëmbën pak nga ceremonia e vitit të kaluar, e cila tërhoqi vetëm 10.4 milionë shikues numri më i ulët ndonjëherë. Në fakt shumë shfaqje që nderojnë artistët në fusha të ndryshme me çmime u detyruan të organizonin ceremoni virtuale ose me masa të rrepta në vitin 2021 për shkak të pandemisë dhe kjo u shkaktoi atyre një audiencë jashtëzakonisht të ulët.
Në një artikull të “ New York Times”, Ross Douthat shkruan se “brenda harkut më të madh të historisë së Hollywood ne nuk po shikojmë vetëm rënien e Oscars, ne po shikojmë Fundin e Filmave. Edhe kur Hollywood përpiqet të sjellë magjinë e vjetër, me fjalë të tjera, publiku nuk është më aty për të. Ky fund ka ardhur gradualisht, i paralajmëruar në përhapjen e televizionit, shpikjen e VCR, përhapjen e TV kabllor dhe mitologjizimin konstant të Hollywood.“
Çmimet ‘Oscar 2022’ tërhoqën më shumë shikues sesa ceremonia e vitit të kaluar, por gjithsesi janë shumë poshtë viteve të mëparshme, shkruan “The Guardian”. Transmetimi gati katër orësh tërhoqi 15.36 milionë shikues sipas të dhënave nga “Nielsen”./L.K
/Zoom.al