zoom

Aktualitet

Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi lirimin nga qelia.

Kryebashiaku Veliaj kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Por togat e zeza të Gjykatës së Lartë morën vendimin për ta lënë në fuqi. Gjithashtu edhe kërkesat e tjera të Veliajt në shkallë të ndryshme të gjyqësorit për lirim nga burgu janë rrëzuar.

Erion Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Në dosjen e SPAK ka të akuzuar dhe nën hetim edhe familjarë të Veliajt dhe disa biznesmenë, përfshirë sipërmarrësin Elman Abule, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe akuzohet për pastrim parash në dosjen e kryebashkiakut

Postime të lidhura