zoom

Të gjitha

Katy Perry zbulon zakonin më të keq të Orlando Bloom

Këngëtarja Katy Perry ka zbuluar së fundmi zakonin më të bezdisshëm të të fejuarit të saj Orlando Bloom. Në emisionin e mëngjesit të Heart Radio ajo tha se aktori  është i fiksuar pas pastrimit të dhëmbëve me fill dentar dhe shpesh  i harron ato nëpër shtëpi, duke përfshirë pranë shtratit të saj.

Atij i pëlqen të përdorë fill dentar, gjë që falënderoj Zotin sepse disa partnerë nuk e bëjnë dhe është e neveritshme dhe ai ka dhëmbë të shkëlqyer. Por ai e lë fillin, kudo! Në anë të shtratit tim, në makinë dhe në tryezën e kuzhinës, më duket se ka kosha kudo.” – u shpreh ajo.

Dhe kur u pyet se çfarë dhurate mori për ditëlindjen e tij të 45-të, Katy bëri shaka duke thënë se fëmija i tyre  ishte dhurata më e madhe që i ka dhënë. Katy i përshkroi Krishtlindjet e vitit 2021 si të preferuarat e saj, sepse ajo mund t’i kalonte me vajzën e tyre 16 muajshe Daisy Dove.

Postime të lidhura