zoom

Slider

Katër lojtarë rezervë të Real Madridit janë arrestuar për shpërnadjen e një video seksuale

Policia spanjolle ka arrestuar 4 lojtarë të paidentifikuar rezervë të Real Madridit, pasi dyshohet se kanë shpërndarë një video seksuale me një të mitur.

Arrestimet e futbollistëve të rinj kanë shtuar zemërimin rreth seksizmit dhe sjelljes mashkullore në futbollin spanjoll.

Lojtarët u morën në pyetje dhe u lanë të lirë, pasi u sekuestruan të dhënat në celularët e tyre.

Ndalimi i tyre erdhi pas një ankesë të paraqitur në Ishujt Kanarie nga nëna e një vajze 16-vjeçare që shfaqet në video, njoftoi policia.

Lojtarët u arrestuan në kompleksin stërvitor të Real Madridit të enjten. Klubi tha se do të “marr masat e duhura” pasi të njihet në hollësi me të gjitha faktet.

Tre nga lojtarët janë nga ekipi C i Real Madridit, me një të katërt që vjen nga ekipi B i klubit, i njohur si Castilla.

“Lojtarët u arrestuan me dyshimin për shpërndarjen e një videoje me përmbajtje seksuale që përfshin një të mitur”, tha një zëdhënës i Polocisë, i cili sqaroi se vajza deakrloi se çdo veprim ishte konsensual, por regjistrimi ishte bërë pa pëlqimin e saj.

Më pas, videoja dyshohet se u shpërnda përmes WhatsApp. Sipas gazetës El Confidencial, subjekti kryesor i hetimit është një lojtar i ekipit të tretë të Real Madridit, i cili dyshohet se ka regjistruar marrëdhënien e tij seksuale me 16-vjeçaren.

Të tre dyshohen për kryerjen e një krimi të njohur në ligjin penal spanjoll si “zbulimi i sekreteve të natyrës seksuale”, tha zëdhënës i policisë. /zoom.al/