zoom

Lajme

Karamuço jep detaje për jetesën e Belerit në burg: Sillet mirë. I shpëtoi jetën një kryebashkiaku

Karamuço jep detaje për jetesën e Belerit në burg: Sillet mirë. I shpëtoi jetën një kryebashkiaku

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka treguar detaje për jetesën e Fredi Belerit në paraburgim.

Karamuço thotë se Beleri ka patur një sjellje mjaft të mirë në paraburgim, madje i ka shpëtuar jetën një kryebashkiaku që tentoi të vriste veten për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike.

Grida Duma: Karamuço sot Beleri ndodhet në burg të sigurisë së lartë, sigurisë normale, ku është situata e tij sot dhe si do e vazhdojë dënimin e tij, si llogaritet dënimi?

Ervin Karamuço: Është në paraburgim, në mos gaboj në Fier. Madje ka raporte nga shërbimet penitenciare jo vetëm për sjelljen e tij të mirë, por i ka shpëtuar jetën një tjetër ish-përfaqësuesi vendor, i cili edhe ai vuan në paraburgim. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ka dashur të vrasë veten dhe e ka shpëtuar Beleri. Një tjetër personazh i cili ka tentuar disa herë të vrasë veten brenda paraburgimit aktualisht.