Aplikacion
Seanca plenare e sotme në Kuvend është shoqëruar me tensione të forta dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, duke çuar në ndërprerjen e punimeve për disa minuta.
Gjatë diskutimeve për rendin e ditës dhe një propozim për një minutë heshtje në nderim të 35-vjetorit të ngjarjeve të 2 prillit 1991 në Shkodër, deputeti Taulant Balla kërkoi respektim të kujtimit të viktimave, ndërsa situata u tensionua në sallë.
Në atë moment, deputeti i opozitës Flamur Noka dhe të tjerë të Partisë Demokratike bllokuan foltoren, duke penguar vijimin normal të diskutimeve dhe duke përdorur thirrje dhe zhurmues gjatë seancës.
“Nga ushtar i Ramës, je shndërruar në ushtar të Ravik Gurrës”, i tha Noka-Peleshit.
“Mund t’i bini foltores sa të doni, me dhunë nuk merret fjala. Mos ndërprisni punimet e Kuvendit”, tha Peleshi.
Situata u përshkallëzua më tej kur deputetja e opozitës Elda Hoti ndërhyri gjatë fjalës së ministres Bora Muzhaqi, madje duke i marrë kartën e deputetes, çka shkaktoi debat të ashpër edhe me përfaqësues të mazhorancës.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërpreu seancën për 5 minuta, duke kërkuar qetësi dhe respektim të rregullores parlamentare./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit