zoom

Lajme

PS kërkon ndëshkime për Nokën, Hotin dhe Vokshin pas përplasjeve në Kuvend

PS kërkon ndëshkime për Nokën, Hotin dhe Vokshin pas përplasjeve në Kuvend

Partia Socialiste ka dorëzuar në Sekretariatin e Etikës kërkesën për masa disiplinore ndaj tre deputetëve të opozitës: Flamur Noka, Elda Hoti dhe Albana Vokshi.

Sipas kërkesës zyrtare, socialistët kërkojnë që Flamur Noka të përjashtohet nga punimet e Kuvendit për një periudhë prej 60 ditësh. Ndërkohë, për deputetet Elda Hoti dhe Albana Vokshi është propozuar pezullim nga aktiviteti parlamentar për nga 30 ditë secila.

Kjo kërkesë vjen pas tensioneve të forta të regjistruara gjatë seancës së fundit plenare.

Gjatë një momenti pushimi, situata u përshkallëzua në një përplasje verbale mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Sipas raportimeve, debati mes tyre u shoqërua me gjuhë të ashpër dhe kërcënuese.

Kërkesa e PS-së pritet të shqyrtohet nga organet përkatëse të etikës parlamentare, të cilat do të vendosin për masat disiplinore ndaj deputetëve në fjalë.

Mësohet se deputeti i PD-së, Flamur Noka i është drejtuar Taulant Ballës, kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, duke i thënë se “do të të rrjep si kec”.

“Do të të rrjep si kec. Je ati që kërcënon dhe shantazhin deputete të opozitës. Të rrjep si kec. Të bëj atë që nuk të shkon në mendje”, mësohet t’i ketë thënë Noka Ballës gjatë momentit të pushimit./ Zoom.al

Postime të lidhura