Aplikacion
Ish shefi i qarkullimit, Roven Zeka ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO, për arsye shëndetësore.
Zeka dyshohet se është rrëzuar në burg dhe ka dëmtuar legenin, ndaj për këtë arsye I është drejtuar shkallës së parë të Gjykatës së Posaçme për ndryshim mase.
Seanca pritet të mbahet në oren 13:00, raporton gazetari Klajdi Bodlli, teksa Zeka dyshohet nga SPAK për korrupsion, lidhur me procedurat që ka ndjekur në një aksident rrugor.
Më herët masa e ‘arrestit në burg’ u la në fuqi nga Apeli i GJKKO për të dhe oficerin Edison Tabaku, ndërsa shefi i hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku u lirua në ‘arrest në shtëpi’ për shkak të rrethanave familjare.
Vetëm 4 muaj pas emërimit, një urdhërarrest u lëshua nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për drejtuesin e Policisë Rrugore të kryeqytetit, Roven Zeka më 19 prill të këtij viti. Ai së bashku me dy zyrtarë të tjetër të bluve të rrugores, janë vënë në pranga për një çështje për korrupsion pasiv nga SPAK.