Aplikacion
SPAK ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme ish-shefin e Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka, i akuzuar për korrupsion pasiv në bashkëpunim me dy vartësit e tij.
Së bashku me të, para togave të zeza do të dalin Sokol Novaku dhe Edison Tabaku, të cilët sipas hetimeve dyshohet se kanë marrë 2 mijë euro ryshfet për të mos arrestuar një grua të përfshirë në një aksident rrugor në Tiranë më 16 prill 2025.
Në dosje janë përfshirë gjithashtu Ergest Vrioni dhe Bledi Belba, që akuzohen për korrupsion aktiv, pasi dyshohet se kanë dhënë paratë për të ndikuar në vendimmarrjen e punonjësve të policisë.
Hetimet zbuluan se efektivi Edison Tabaku, me njohje të mëparshme me Vrionin, kishte kërkuar shumën prej 200 mijë lekësh, me dijeninë dhe miratimin e shefave të tij. Paratë, sipas SPAK, janë dorëzuar përmes ndërmjetësit Bledi Belba, me qëllim që shoferja Anisa Vrioni të mos arrestohej./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit