zoom

Të gjitha

Pas zhurmës që shkaktoi në Për’puthen, ish-konkurrentja Sara gjen dashurinë

Pas zhurmës që shkaktoi në Për’puthen, ish-konkurrentja Sara gjen dashurinë

Të gjithë e kujtojmë Sarën e PërPuthen dhe zhurmat që ajo shkaktoi gjatë programit. Mirëpo, pas programit sigurisht që ajo vazhdoi jetën e saj ashtu sikurse edhe ish-konkurrentët e tjerë.

Së fundmi, vëmendja është kthyer sërish te Sara. Një informacion është zbuluar rreth jetës së saj private. Mesa duket ajo ka gjetur dashurinë! Një foto e Sarës me një djalë misterioz po bën xhiron në rrjet.

Ka qenë vetë Sara ajo që ka publikuar një foto me djalin që ia ka mbuluar fytyrën dhe sigurisht mund të themi se ai është i dashuri i ish-konkurrentes së PërPuthen. Kujtojmë që Sara dhe Atdheu dolën së bashku nga “Përputhen”. Mirëpo, marrëdhënia e tyre zgjati shumë pak.

Kujtojmë që nga ana tjetër, Sara dhe Jasmina patën një krisje të marrëdhënies së tyre miqësore, mirëpo tashmë cdo gjë është rregulluar.

 “Unë kisha një pyetje. Si fillim je nona vetë, por ti me Sarën sikur ishe zënë, nuk flisje, tani bashkë në foto”, shkruan ndjekësi. Por ja si u përgjigj Jasmina: “A mundem unë të kem të drejtën të zihem e pajtohem me dikë? Po, e kam. Sa jam e papjekur aq jam edhe e logjikshme. Papjekuria sjell veprime dhe fjalë të nxituara, logjika sjell zgjidhje Unë ja gjeta anën edhe @iamsaramalaj, më falni që “ju preva në besë”./L.K

/Zoom.al