zoom

Të gjitha

Hollywood-i po humbet “ajkën” e aktorëve

Fatkeqësisht, lista e aktorëve të shkëlqyer që po marrin vendimin për të hequr dorë nga aktrimi po bëhet gjithnjë e më e gjatë. Cilatdo qofshin arsyet…familja, arti, shëndeti, kjo nuk e heq faktin që Hollywood-i po humbet disa aktorë të mëdhenj dhe të talentuar.

Jim Carrey po bën një pushim dhe ndoshta do të tërhiqet 

Një nga yjet më të famshëm që shpalli  largimin nga aktrimi ishte Jim Carrey. Aktori i Mask, i njohur më shumë për aktrimin dhe humorin e tij origjinal, tha për Access Hollywood se po e lë pas aktrimin. Më pas  aktori hollivudian shtoi se ishte mjaft serioz për daljen në pension. Ai u shpreh:

“Nëse engjëjt sjellin një lloj skenari që është i shkruar me bojë ari e më thotë se do të jetë vërtet e rëndësishme që njerëzit ta shohin, mund të vazhdoj rrugën, por po bëj një pushim.”

Bruce Willis, do të na mungosh në ekranet tona

Bruce Willis, The Die Hard, ikona e filmit aksion të Hollivudit po tërhiqet nga aktrimi për arsye shëndetësore. Këtë muaj, familja e tij bëri një njoftim të përzemërt në rrjetet sociale, se aktori së fundmi u diagnostikua me afazi dhe kjo po ndikon në aftësitë e tij njohëse. Bruce është një nga aktorët më të mirë të viteve ’90 dhe gjatë gjithë karrierës së tij të gjerë, ai na ka dhuruar shumë xhevahire kinematografike. Sot, gjendja e tij shëndetësore e pengon të vazhdojë në botën e aktrimit.

Sandra Bullock po largohet, sepse nuk dëshiron të humbasë amësinë

Një tjetër arsye që i ka mbajtur aktorët e mëdhenj larg kamerave dhe ekraneve tona është prindërimi. Sandra Bullock së fundmi njoftoi se po bën një pushim të pacaktuar nga aktrimi sepse dëshiron të ndjekë mëmësinë. Aktorja po promovonte filmin e saj të ardhshëm “The Lost City”, kur zbuloi se ka në plan të bëjë një pushim për t’iu përkushtuar fëmijëve të saj, djalit 11-vjeçar Louis dhe vajzës së saj 8-vjeçare Laila.

Emma Watson po bën një pushim për të jetuar një jetë sa më normale me të dashurin e saj

Edhe pse së fundmi e pamë Emma Watson në 20 vitet e Harry Potter dhe The Philosopher’s Stone Special, aktorja e re ka kohë që është larguar nga kamerat. Në moshën 31-vjeçare, Ema ka marrë një diplomë universitare për letërsi dhe ka vendosur të lërë në pritje aktrimin.

Cameron Diaz! Por pas vitesh ne ende duam të të shohim në ekran

Cameron Diaz ishte ylli i viteve ’90 dhe 2000 dhe arriti të qëndronte në qendër të vëmendjes duke iu përkushtuar komedive dhe rom-com-eve. Në vitin 2014, në premierën e “Annie” aktorja “Diçka rreth Mary” rrëfeu dëshirën e saj për të marrë një pushim nga industria./L.K

/Zoom.al