Aplikacion
Një debat i ashpër është zhvilluar ditën e sotme mes analistit Shpend Gashi dhe Milaim Zekës nga Kosova, teksa po diskutonin për vizitën e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në Tiranë
Më konkretisht, kur po flisnin për luftën në Ukrainë, ata e kaluan debatin në personal duke i hedhur akuza nga më të ndryshmet njëri-tjetrit.
Milaim Zeka e konsideroi Shpend Gashin si një fallxhore si Meri Shehu, ndërsa ky i fundit i tha se barazohet me personazhin e TikTok-ut Kozak Braci.
Debati i plotë në EuroNeës Albania:
Zeka: Ti mundesh edhe rrënjët e një lisi me i shiku në hava
Gashi: Sigurisht, kam gjithë të drejtën e botës. Nuk besoj se ti apo ndonjë tjetër ma ndalon dot. Në qoftë se t’i flet për analizë, fol për variabla dhe mos fut në analiza është i çmendur Putini, është i çmendur Biden.
Zeka: Unë të thashë, ti je opinionit, ti je fallxhor si zonja Meri dhe mund të flasësh çfarë të duash, por ti nuk je analist.
Gashi: Ma bone marketingun. Faleminderit, se ti këtë bën.
Zeka: Ti bon përralla
Gashi: Ti ke lidhje me analizën aq sa ka kali me astrofizikën. Nejse, mos e kthejmë në personale. Më lër atë respekt që kam patur për ty..
Zeka: Hiç fare s’ke pse më respektu, une s’du respektin tat
Gashi: Ti bon zhurmuesin. Ti vjen nëpër studio televizive për të bo lajme për t’u shit në Tik Tok, por unë nuk të ndjek dot në atë lloj niveli.
Zeka: O zotëri a e di ça kategorie je ti për mua …
Gashi: Zotëri unë nuk jam bërë meme, ti je bërë meme tek të gjithë. Ti barazohesh me Kozak Bracin. Unë s’bëhem meme. Ti je meme. Në qoftë se do me qesh e do me pa klloune, je ti.
Zeka: Ti s’mundesh fare me u krahasu me mua se unë kam 20 vite në gazetari, 20 vite në mediat e huaja.
Gashi: Ky është i paguar
Zeka: Ti ke frustrime seksuale dhe mendore
Gashi: Mos e vrit fare mendjen për frustrasion seksual, se e ke përjetuar ti në kohën e Jugosllavisë, se unë kam lindur pas ‘90
Gashi: Unë nuk vij më në studio nëse kam këta lloj njerëzish përballë, ky është zhurmues, ky e nxjerr jetesën në këtë lloj forme, ky kapet me çfarë do lloj njeriu. Ky edhe me veten e vet kapet po doli para pasqyrës, sepse aq bagazh ka.
Zeka: Ti prej fillimit ke thënë budallalliqe