Aplikacion
Sonila Meçon e kemi parë të drejtojë shumë emisione të rëndësishme politike. E ftuar në emisionin “Ndryshe” Sonila si rrallëherë ka ndarë shumë detaje nga jeta e saj. Në lidhje me profesionin e saj, e pyetur se çfarë është television për të, moderatorja dhe gazetarja u shpreh se ai është një mjet komunikimi i keqpërdorur.
“Televizioni është një mjet komunikimi i keqpërdorur. Ndërsa, për mua është platforma më e rëndësishme për të komunikuar idetë e mia,”– tregoi Sonila. Ndërsa nëse ka ndonjë politikan të preferuar Meço shprehet: Për politikanët, jo nuk kam simpati edhe ata vetë duke e ditur pozicionin e tyre nuk e presin.
Me një karrierë të suksesshme në television të gjithë mund të mendojnë që Sonila i ka realizuar gjithë ëndrrat e saj. E pyetur në “Ndryshe” për ëndrren e saj në sirtar, gazetarja ka habitur me deklaratën e saj.
“E kam një program në mendje që i jam afruar para disa vitesh po nuk ka qenë i plotë. Dua një emision që të dal në pension me të. Jam xhol i ekranit sepse kudo të më hedhësh do bie në këmbë,”-shprehet Sonila.
Televisioni sot është tejmbushur me gazetarë dhe moderator të rinj. Me shumë vite mbi supe në këtë profesion, Sonila Meço shpreh sipas pëlqimit të saj gazetarin më të mirë. Edhe këtë herë gazetarja surprprizoi me përgjigjen e saj, duke treguar se dikur ikishte idhull Iva Taren, por kur u fut në television kuptoi shumë gjëra.
“Po rri te rangu im dhe më kujtohet, unë nuk bëja televizion asokohe dhe shikoja Ilva Taren, ajo ishte e rrjedhshme shumë, por kur u futa në televizion kuptova që rrjedhshmëria nuk është gjithçka. Pastaj pash Adi Krastën që ishte i gjithanshëm në atë që bënte,”-përfundoi Sonila Meço./L.K
/Zoom.al