zoom

Stil

“Jam rritur bishë, jo ngordhalaqe”- Shpërthen Sara: Figura ime si femër është përdhosur

Sara Gjordeni ka shpërthyer në rrjetet sociale pas lajmeve në mediat rozë pas deklaratave që ajo ka bërë në intervista për jetën dhe fëmijërinë e saj.

Modelja shprehet se është njeriu më i përfolur i momentit dhe kjo sipas saj vjen me pasoja, por thekson se deklaron se është “top nga mendja”. Ish-banorja shon se është e detyruar që të dalë në intervista për shkak të kontratave të nënshkruara dhe të ishte për të “rrija ngrohtë në krevat”.

Sara thekson se figura e saj si femër dhe morali i saj janë përdhosur, sipas saj kjo është bërë nga persona që kanë probleme personale me të.

E kuptoj qartë që jam njeriu më i përfolur i momentit dhe kjo vjen me pasoja. Vërtet kam bërë deklarata të forta, por sepse më është kërkuar të flas për të kaluarën time. Askush nuk ka aq guxim sa të gënjejë në televizione kaq të ndjekura, sepse i bie që do të kishte probleme të mëdha mendore dhe unë të nderuar komentues, kam kaluar 100 teste nga psikologia e “Big Brother” dhe jam totalisht top. Mos e vrisni mendjen nga kjo anë.

Tjetër gjë që jam e guximshme si dreqi! Tjetër që merren titujt dhe për t’u hapur lajmi shkruhet në mënyrë skandaloze që të tërhiqet vëmendja. Sa për emisionet: Kam një kontratë që duhet ta respektoj dhe t’i frekuentoj! Se të ishte për mua, rrija ngrohtë në krevat…

Figura ime si femër dhe morali im është përdhosur dhe orientuar negativisht nga persona të caktuar, që problemet i kanë personale me mua. Ama, të dini diçka! Që nga dita që kam dalë e deri sot, nuk kam derdhur asnjë pikë lot, përkundrazi i kam dhënë forcë nënës sime, Lunës (tezes), Bardhit, nënës së tij, motrës, vëllait etj. Nuk më rrëzoni dot. As me tituj. As me komente. As me akuza. As me fyerje. Luna ka rritur bishë, jo ngordhalaqe.