Aplikacion
Vrasësi i 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, Mark Samson, u ka dërguar një letër prindërve të saj, Flamur dhe Gëzime Sula, duke i kërkuar ndjesë për vrasjen makabre.
Në letrën drejtuar familjes shqiptare, 23-vjeçari filipinas shprehet se ka kryer një krim mizor dhe se i kërkon familje Ilarias që nuk respektoi vendimin e saj për tu ndarë.
Ai thekson se është gati të paguajë për mëkatet e tij.
“Po shkruaj nga qelia ime, ku do të qëndroj për disa vite. Çdo ditë mendoj për krimin mizor që kam bërë dhe nuk di çfarë të them, por mbi të gjitha nuk e di se çfarë më ka ndodhur.
Është e parëndësishme të kërkosh falje për dhimbjen që kam shkaktuar, por dua t’i kërkoj falje Ilarisë, nuk e respektova kur ajo donte të më linte. U çmenda nga dhimbja dhe humba kontrollin. Jam i vetëdijshëm se asgjë që mund të them apo të bëj sot nuk do ta lehtësojë sadopak dhimbjen e familjes.
Unë nuk jam duke u përpjekur të zvogëloj përgjegjësitë e mia ose të shpëtoj nga pasojat e veprimeve të mia, unë jam gati të paguaj për mëkatet e mia pa asnjë justifikim”, theksoi ai.
Por prindërit e Ilarias kanë reaguar përmes avokatit duke u shprehur se “Na kthe vajzën dhe ne do ta pranojmë faljen”.
“Është një dhimbje e dytë për ta. Ndonjëherë heshtja është zgjidhja më e mirë. Përballë asaj që bëri, të paktën duhet të ishte përpjekur të respektonte familjen e Ilarisë”, deklaroi avokati.