Aplikacion
Një akt i papërfytyrueshëm dhune ka tronditur opinionin publik italian dhe shqiptar.
Ilaria Sula, një studente 24-vjeçare shqiptare me ëndrra të mëdha për të ardhmen, është vrarë brutalisht nga ish-partneri i saj Mark Samson, në atë që duket të jetë një akt hakmarrjeje xheloze dhe mizorie.
Sipas rezultateve paraprake të autopsisë, të zbuluara nga autoritetet italiane, Ilaria fillimisht është goditur me forcë në kokë ose në pjesën e sipërme të trupit, në një mënyrë që ka shkaktuar humbjen e vetëdijes.
Mjekët ligjorë deklaruan se ajo mund të jetë qëlluar dhe hedhur në tokë nga agresori përpara se ai të vazhdonte me aktin fatal – therjen me thikë, që i mori jetën.
Mark Samson, 27 vjeç, kishte pasur një lidhje të trazuar me Ilarian, e cila sipas familjarëve dhe miqve, kishte tentuar të shkëputej nga ai për shkak të sjelljeve agresive dhe kontrolluese.
Disa prej shoqeve të saj kanë rrëfyer për mediat italiane se Ilaria kishte frikë për jetën e saj dhe kishte nisur të shmangte kontaktin me ish-in.