Aplikacion
Forcat izraelite kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë të ndjekin çdo person që mund të zëvendësojë liderin suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili ka humbur jetën kur nusën sulmet.
Në një mesazh të publikuar në platformën X thuhet se çdo pasardhës i mundshëm i Khameneit do të konsiderohet objektiv nga forcat izraelite.
Në qytetin e Qomit pritet të zhvillohet një mbledhje për të diskutuar mbi drejtimin e vendit.
Forcat izraelite theksuan se do të vazhdojnë të ndjekin çdo individ që mund të përfshihet në procesin e përzgjedhjes së udhëheqësit të ri. Në deklaratë paralajmërohet gjithashtu se personat që do të marrin pjesë në takimin për zgjedhjen e pasardhësit mund të bëhen objekt i sulmeve.
“Ne paralajmërojmë të gjithë ata që planifikojnë të marrin pjesë në këtë mbledhje se nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime kundër tyre”, thuhet në mesazhin e publikuar nga ushtria izraelite./ Zoom.al