zoom

Bota

Irani zgjedh liderin e ri suprem pas vdekjes së Khameneit, emri mbahet sekret

Irani zgjedh liderin e ri suprem pas vdekjes së Khameneit, emri mbahet sekret

Një udhëheqës i ri suprem është përzgjedhur për të drejtuar Iranin, por identiteti i tij nuk është bërë ende publik. Vendimi është marrë nga Asambleja e Ekspertëve, organi që ka kompetencën për të zgjedhur liderin suprem të vendit.

Ky emërim vjen pas vdekjes së Ali Khamenei, i cili sipas raportimeve u vra më 28 shkurt gjatë sulmeve të ndërmarra nga SHBA dhe Izraeli.

Një nga anëtarët e Asamblesë së Ekspertëve, Mohsen Heydari, bëri të ditur se kandidati që është konsideruar më i përshtatshëm për këtë post është miratuar nga shumica e anëtarëve të këtij institucioni. Megjithatë, ai nuk dha detaje mbi identitetin e liderit të zgjedhur.

Po ashtu, edhe një tjetër anëtar i këtij organi, Mohammadmehdi Mirbakeri, konfirmoi se vendimi është marrë pas një konsensusi të gjerë brenda Asamblesë.

Një nga emrat më të lakuar gjatë ditëve të fundit si pasardhës i Ali Khameneit është djali i tij.

Mojtaba Khamenein, i lindur në vitin 1969 në Mashhad, është rritur në një mjedis të politizuar dhe ka marrë pjesë në IRGC, ku ka forcuar lidhjet me aparatin ushtarak të regjimit.

Ai ka studiuar teologji dhe jurisprudencë islame në Teheran dhe Qom, duke ndërtuar një ndikim të madh brenda sistemit politik dhe ushtarak, përfshirë menaxhimin e krizave ekonomike dhe kontrollin e burimeve financiare./ Zoom.al

Postime të lidhura