Aplikacion
Bashkëshortja e ish-udhëheqësit suprem të Iranit, Mansoureh Khojasteh Bagherzadeh, ka ndërruar jetë disa ditë pasi u plagos rëndë gjatë një sulmi të përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në Teheran.
Sipas raportimeve, ajo ndodhej në kompleksin rezidencial të bashkëshortit të saj në momentin kur u krye operacioni ushtarako-ajror. Plagët e marra rezultuan fatale pas disa ditësh trajtimi mjekësor.
Sulmi në fjalë shënoi edhe eliminimin e Ali Khamenei, i cili kishte qenë për dekada figura më e fuqishme politike dhe fetare e Republikës Islamike të Iranit. Burime ndërkombëtare bëjnë me dije se ai u vra në fazat e para të operacionit të koordinuar izraelito-amerikan.
Mansoureh Khojasteh Bagherzadeh ishte 79 vjeçe, me origjinë nga qyteti Mashhad. Ajo ishte gjithashtu motra e Hassan Khojasteh Bagherzadeh, ish-zëvendësdrejtor i IRIB. Për vite me radhë, ajo kishte qëndruar larg vëmendjes publike, duke ruajtur një profil të ulët politik./ Zoom.al