Aplikacion
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i është drejtuar sërish popullit iranian me një mesazh publik, duke i bërë thirrje që të ngrihen kundër regjimit në Teheran dhe të kërkojnë ndryshime politike në vend.
Në rrjetet sociale, Netanyahu thekson se ndryshimi i situatës në Iran varet nga vetë qytetarët e vendit.
Sipas tij, populli iranian duhet të marrë në dorë të ardhmen e tij dhe të kundërshtojë autoritetet aktuale që drejtojnë vendin.
Në mesazh, Netanyahu deklaron se synimi i Izraelit është që Irani të “çlirohet nga tirania”.
“Besoj se nëse do të ngriheni në momentin e së vërtetës, nuk do të kalojë shumë kohë derisa Izraeli dhe Irani të bëhen përsëri miq të guximshëm”, u shpreh kryeministri izraelit./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit