Aplikacion
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se sulmet ndaj Iranit synojnë jo vetëm objektiva strategjikë, por edhe krijimin e një mundësie për qytetarët iranianë që të përballen me regjimin aktual.
Në një deklaratë të fundit, ai theksoi se ndryshimi nuk pritet të ndodhë shpejt apo lehtë, por sipas tij, presioni i vazhdueshëm mund t’i japë popullit iranian shansin për të marrë kontrollin mbi të ardhmen e vet.
Netanyahu përdori një gjuhë të ashpër ndaj drejtuesve të Teheranit, duke i cilësuar ata si një grup që sundon vendin në mënyrë të padrejtë.


