zoom

Bota

U tha se është vrarë, reagon Netanyahu: Po vdes për kafe!

U tha se është vrarë, reagon Netanyahu: Po vdes për kafe!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video të tij, teksa blen kafe në një lokal.

Kjo video e tij vjen pas raportimeve se Teherani ka kërcënuar që do të vrasë liderin e Izraelit pas luftës së nisur në Iran nga sulmet izraelite dhe amerikane. Gjithashtu pati disa raportime se ai madje ishte eleminuar.

Në video, Netanyahu shprehet me ironi se “po vdes për kafe”.

Sakaq, Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se do ta ndjekë dhe do të vrasë kryeministrin e izraelit. Mungesa e kryeministrit në Mbledhjen e Këshillit Ushtarak të Izraelit nxiti dhe më shumë spekulimet për kërcënimin iranian./ Zoom.al

Postime të lidhura