zoom

Bota

Garda Revolucionare iraniane kërcënon Netanyahun: Do ta gjejmë dhe do ta vrasim

Garda Revolucionare iraniane kërcënon Netanyahun: Do ta gjejmë dhe do ta vrasim

Garda Revolucionare e Iranit ka lëshuar një deklaratë të ashpër kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke paralajmëruar se do ta ndjekë dhe do ta vrasë.

Sipas një komunikate të cituar nga agjencia iraniane Fars News Agency, pasiguria mbi fatin e Netanyahut dhe mundësia që ai të jetë vrarë ose të ketë ikur nga territoret e pushtuara me familjen e tij, sipas Teheranit tregon “krizën dhe paqëndrueshmërinë e sionistëve”.

“Nëse ky kriminel që vret fëmijë është ende gjallë, ne do të vazhdojmë ta ndjekim dhe ta vrasim me të gjitha forcat tona”, thuhet në deklaratën e Gardës Revolucionare.

Në komunikatë theksohet gjithashtu se objektivat e “terroristëve sionistë amerikanë”, sipas tyre, janë goditur gjatë fazës së parë të një operacioni hakmarrës për “martirët iranianë”. Sipas Gardës Revolucionare, disa objektiva në territoret izraelite dhe tre baza amerikane në rajon janë sulmuar nga një operacion i përbashkët i forcave të saj.

Deklarata pretendon gjithashtu se sirenat e ambulancave dhe pranimi nga institucionet izraelite i rritjes së numrit të të vrarëve dhe të plagosurve tregojnë ndikimin e madh të raketave të rënda iraniane në sektorët industrialë të Tel Aviv.

Sipas Gardës Revolucionare, sulme me raketa dhe dronë kanë goditur edhe sektorë industrialë dhe qendra grumbullimi të forcave amerikane në disa baza ajrore në rajon, përfshirë bazën ajrore Harir në Erbil, si dhe bazat Ali Al Salem dhe Camp Arifjan.

Postime të lidhura