zoom

Bota

Irani kërcënon edhe Rumaninë: Do të keni pasoja nëse…

Irani kërcënon edhe Rumaninë: Do të keni pasoja nëse…

Irani ka paralajmëruar Rumaninë se mund ta konsiderojë palë në konflikt në Lindjen e Mesme nëse lejon Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përdorin bazat e saj ushtarake për operacione kundër Iranit.

Deklarata u bë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, i cili u tha gazetarëve se një vendim i tillë do të kishte pasoja politike dhe ligjore.

Sipas tij, nëse Rumania i jep akses SHBA-së në infrastrukturën e saj ushtarake, Teherani do ta interpretojë këtë si pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në agresion ushtarak kundër Iranit.

“Pa dyshim, Rumania do të shihet si pjesëmarrëse në agresionin ushtarak kundër Iranit dhe kjo është krejtësisht e papranueshme nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare”, deklaroi Baghaei.

Paralajmërimi vjen pasi televizioni rumun Digi24 raportoi se SHBA i ka kërkuar qeverisë rumune përdorimin e Baza Ajrore Mihail Kogălniceanu për operacione të mundshme ushtarake që lidhen me konfliktin me Iranin.

Mediat rumune raportuan gjithashtu se presidenti i vendit, Nicușor Dan, ka miratuar vendosjen e avionëve dhe trupave amerikane në këtë bazë ushtarake në lindje të vendit./ Zoom.al

Postime të lidhura