Aplikacion
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë se operacionet ushtarake amerikane kundër Republikës Islamike të Iranit kanë vazhduar intensivisht gjatë ditëve të fundit.
Sipas tij, forcat amerikane kanë goditur mbi 7,000 objektiva në të gjithë territorin iranian, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën ushtarake të vendit.
Trump pretendoi se një pjesë e konsiderueshme e kapaciteteve ushtarake iraniane është neutralizuar, duke përfshirë sistemet e radarëve, flotën detare dhe një pjesë të lidershipit ushtarak.
“Ato janë zhdukur fjalë për fjalë. Forcat Ajrore janë zhdukur, Marina është zhdukur, shumë anije janë fundosur. Radari i tyre është zhdukur dhe udhëheqësit e tyre janë zhdukur”, u shpreh ai.
Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se sulmet kanë reduktuar ndjeshëm aftësinë e Iranit për të kryer sulme me raketa dhe dronë. Sipas tij, lëshimet e raketave balistike janë ulur me rreth 90%, ndërsa sulmet me dronë janë reduktuar me rreth 95%.
Në deklaratën e tij, Trump theksoi se më shumë se 100 anije iraniane janë fundosur ose shkatërruar gjatë rreth një jave e gjysmë operacione ushtarake.
Ai shtoi se forcat amerikane kanë neutralizuar edhe mbi 30 anije të specializuara për vendosjen e minave detare, ndërsa kapaciteti i Iranit për përdorimin e dronëve është, sipas tij, “duke rënë drejt zeros”./ Zoom.al