Aplikacion
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se Shtetet e Bashkuara nuk janë ende gati të tërhiqen nga përfshirja në konfliktin me Iranin, por një gjë e tillë pritet të ndodhë së shpejti.
Sipas tij, një tërheqje e menjëhershme do t’i jepte Iranit kohë të konsiderueshme për t’u rimëkëmbur, duke theksuar se vendi mund të kishte nevojë për rreth një dekadë për t’u rindërtuar.
Trump u ndal edhe te marrëdhëniet me aleatët, duke pohuar se SHBA ka marrë mbështetje të konsiderueshme nga vendet e Lindjes së Mesme, por jo nga NATO, të cilën e kritikoi për mungesë angazhimi.
Ai komentoi gjithashtu raportin me kryeministrin britanik Keir Starmer, duke shprehur zhgënjim për mungesën e mbështetjes në momentet kyçe, pavarësisht se e cilësoi atë si një lider të mirë./ Zoom.al