Aplikacion
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja ka kapacitete të mjaftueshme ushtarake për të goditur rëndë Iranin në një kohë shumë të shkurtër, duke theksuar se një operacion i tillë do të mund ta bënte të pamundur rindërtimin e vendit.
Në një intervistë telefonike për median amerikane Fox News, Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë në gjendje të shkatërrojnë objektiva të rëndësishme iraniane brenda pak kohe, përfshirë edhe infrastrukturë strategjike.
Sipas tij, ushtria amerikane ka fuqinë për të ndërmarrë goditje që do të kishin pasoja shumë të rënda për Iranin, megjithatë ai theksoi se një veprim i tillë nuk është ndërmarrë deri tani.
“Ne jemi mirë. Mund të shkatërroj gjëra brenda orës së ardhshme. Nëse do të vendosnim, brenda një ore mund të lexonit për shkatërrimin e centraleve bërthamore. Mund t’i bëjmë Iranit gjëra shumë të rënda, aq sa nuk do të mund të rindërtohej kurrë si komb, por ne nuk po e bëjmë këtë tani”, u shpreh Trump./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit