zoom

Bota

Trump reagon për pjesëmarrjen e Iranit në Botëror: Më mirë të mos vijnë

Trump reagon për pjesëmarrjen e Iranit në Botëror: Më mirë të mos vijnë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar lidhur me mundësinë e pjesëmarrjes së përfaqësueses së Iranit në Kupën e Botës.

Në një mesazh të publikuar në platformën “Truth”, Trump deklaroi se ekipi kombëtar iranian është i mirëpritur të marrë pjesë në turne, por sipas tij, për arsye sigurie nuk do të ishte e këshillueshme që ata të udhëtonin për në Shtetet e Bashkuara.

“Ekipi iranian është i mirëpritur në Kupën e Botës, por nuk mendoj se është e përshtatshme që ata të jenë atje, për jetën dhe sigurinë e tyre”, u shpreh Trump.

Më herët, ministri i Sportit në Iran është shprehur se përfaqësuesja iraniane nuk do të luajë në Botërorin 2026, duke akuzuar Trump për vrasjen e liderit të tyre dhe duke shtuar se lojtarët nuk do të shkelin në territorin amerikan.

Irani do të përballet me Zelandën e Re dhe Belgjikën në Los Angeles më 15 dhe 21 qershor respektivisht dhe Egjiptin në Seattle më 26 qershor./ Zoom.al

Postime të lidhura