Aplikacion
FBI-ja ka dërguar një paralajmërim për autoritetet e sigurisë në Kaliforni, duke bërë me dije se Irani mund të kryejë sulme hakmarrëse ndaj SHBA-së përmes dronëve në Bregun Perëndimor.
Sipas paralajmërimit, që fillimisht është lëshuar në fund të shkurtit 2026, ekziston mundësia që nga fillimi i muajit të Irani të ketë planifikuar një sulm të papritur me dronë ndaj objektivave të paidentifikuara në Kaliforni, në rast të një ndërhyrjeje amerikane në republikën islamike.
Informacionet u raportuan nga ABC News, duke shtuar se zëdhënësi i FBI-së në Los Anxhelos nuk ka bërë komente shtesë, ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për të dhënë një deklaratë./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit