zoom

Lajme

Iu dridhën gjunjët, kreu i Knesset i dhuron këpucë të personalizuara Edi Ramës

Iu dridhën gjunjët, kreu i Knesset i dhuron këpucë të personalizuara Edi Ramës

“Nëse Mossad-i nuk ju ka informuar ende, po jua them unë: më dridhen gjunjët.” Kështu e nisi Kryeministri Edi Rama fjalimin në parlamentin izraelit, duke iu drejtuar Kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe duke treguar emocionet e tij.

Gjatë fjalimit në Knesset, Rama e theksoi sërish: gjunjët po i dridheshin, sepse, sipas tij, po fliste përballë njërit prej oratorëve më të mirë në botë, Netanyahut.

“Dhe ka edhe një arsye tjetër pse më dridhen gjunjët. E dija. Për të qenë plotësisht i sinqertë me ju, e dija gjithashtu se të flisja këtu do të ndihej si një provim fjalimi, duke e mbajtur përpara njërit prej pesë oratorëve më të mirë në botë, të paktën sipas klasifikimit tim personal, Kryeministrit Netanyahu. Do të bëj më të mirën, i dashur Bibi, për t’i mbijetuar gjykimit tënd, plotësisht i vetëdijshëm se jam thjesht folësi i dytë në botë pas Trump-it, të cilit ti thjesht nuk mund t’i shmangesh dëgjimit.”

Por si për të “qetësuar” gjunjët e dridhura të Ramës, Kryetari i Knessetit, Amir Ohana, ndërhyri me një zgjidhje klasike diplomatike: një dhuratë të pazakontë, një palë Nike Air Force 1 të personalizuara, me flamurin shqiptar dhe një dedikim unik. Një mënyrë elegante për të thënë: “Gjunjët dridhen, por atletet nuk zhgënjejnë kurrë.”.

Postime të lidhura