Aplikacion
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar sot lidhur me nismat e qeverisë për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, të cilat synojnë të heqin SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme të drejtën për të pezulluar nga detyra ministra apo drejtues institucionesh kushtetuese.
Sipas tij, këto ndryshime godasin thelbin e demokracisë dhe barazinë para ligjit.
“Kur flasim për ndarjen dhe balancimin e pushteteve (Checks and Balances), nuk nënkuptojmë që pushtetet janë ishuj të paprekshëm, por që ato kontrollojnë njëri-tjetrin për të parandaluar autoritarizmin”, shprehet Malaj në rrjetet sociale.
Ish-ministri thekson se nëse një ministër apo drejtues institucional nën hetim për korrupsion nuk mund të pezullohet, krijohet një pabarazi e rrezikshme: Dëmtimi i provave sepse zyrtari i lartë ka në dorë vulat, arkivat dhe vartësit, duke mundësuar manipulimin ose asgjësimin e provave; Presion mbi drejtësinë sepse qëndrimi në detyrë i një të pandehuri mund të përdoret si mburojë për të penguar hetimet, duke krijuar një proces penal të pabarabartë.
Reagimi i plotë
Duart e pastra ne Italinë e viteve 1990-të e hoqën imunitetitin e parlamentareve dhe qeveritareve dhe shpetuan shtetin nga kalvezimi!!!⚖️Drejtësia vs. Ekzekutivi: A është askush mbi Ligjin? Debati i fundit mbi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, që synojnë t’i heqin SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme të drejtën për të pezulluar nga detyra ministra apo drejtues institucionesh kushtetuese, prek direkt palcën e demokracisë: Barazinë para Ligjit.
Kur flasim për “Ndarjen dhe Balancimin e Pushteteve” (Checks and Balances), nuk nënkuptojmë që pushtetet janë “ishuj” të paprekshëm, por që ato kontrollojnë njëri-tjetrin për të parandaluar autoritarizmin.
🚩 Pse është i rrezikshëm kufizimi i pezullimit?
Nëse një ministër nën hetim për korrupsion nuk mund të pezullohet nga gjykata, krijohet një pabarazi kushtetuese:
Dëmtimi i provave: Një zyrtar i lartë ka në dorë vulat, arkivat dhe vartësit (dëshmitarët).
Qëndrimi në detyrë i jep mundësi të asgjësojë provat e krimit.
Presioni mbi drejtësinë: Një ministër “me imunitet de facto” përdor fuqinë e shtetit për t’u mbrojtur, duke e kthyer procesin penal në një betejë të pabarabartë.
🌍 Eksperiencat Botërore: Kur Drejtësia “preku” Ekzekutivin
Historia na tregon se demokracitë forcohen kur drejtësia nuk ndalet para zyrës së ministrit:
🇮🇹 Italia (Mani Pulite): Në vitet ’90, prokurorët si Antonio Di Pietro shkatërruan sistemin e korruptuar të “Tangentopoli-t”.
Debati ishte i njëjtë: A po ndërhyn drejtësia te politika?
Rezultati? U hoqën imunitetet dhe ligji u bë i barabartë për të gjithë, duke shpëtuar shtetin nga kalbëzimi.
🇧🇷 Brazili (Lava Jato): Gjyqtarët urdhëruan masa ndaj figurave më të larta, përfshirë ish-presidentin Lula. Ndonëse me debate të forta, ky proces tregoi se asnjë post nuk është “mburojë” ndaj llogaridhënies.
🇫🇷Franca & Izraeli: Në Francë, ministrat si Christine Lagarde janë përballur me gjykata speciale pa e bllokuar procesin,
Ndërsa në Izrael, rasti Netanyahu ka treguar se qëndrimi në detyrë i një të pandehuri prodhon kriza të pafundme kushtetuese.
📌 Përfundimi: Vija e hollë e Demokracisë
Nëse ndryshimet ligjore krijojnë “kasta” që gjykata nuk mund t’i prekë, ne nuk kemi më ndarje pushtetesh, por shkëputje të llogaridhënies.
Gjyqtari nuk “shkarkon” politikisht një ministër; ai thjesht garanton që hetimi të mos manipulohet.
Nëse kjo e drejtë i hiqet drejtësisë, atëherë “Barazia para Ligjit” mbetet thjesht një rresht i bukur në letër, por i vdekur në praktikë.
Expertet e te drejtes kushtetuese nqs jane realisht te pavarur mund te shtojne argumentat pro dhe kunder.
Dite te mbare!/ Zoom.al