zoom

Të gjitha

“Bëjini tagg asaj”! Donaldi, tjetër dedikim Borës

Ditën e djeshme, moderatorja e njohur Bora Zemani u vendosi kapakun shumë prej çështjeve që kishin të bënin me ish të dashurin e saj, Donald Veshaj.

Ky i fundit ama, duket se ende po përpiqet të rikthehet me të në një mënyrë ose në një tjetër. Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP Albania” ka qenë në një koncert në Gjakovë me vëllanë e tij Romeo Veshajn dhe shokun e ngushtë Elgit Dodën, ku ka kënduar edhe këngën “Ku je”.

Kjo këngë është pjesë e triologjisë së dy çunave që janë shkruar nga Donaldi. Në një video të publikuar në rrjet Donaldi pyeti publikun se kujt ia kishte dedikuar këngën.

Të gjithë thanë një zëri që kënga ishte për Borën. Aktori më pas kërkoi nga gjithë të pranishmit që t’i bënin tag moderatores. Kujtojmë se Bora Zemani reagoi ditën e djeshme në “Instastory”, ku u shpreh se nuk ka asnjë duet apo klip që do të paraqesi me Donaldin. Jo vetëm kaq, ajo gjithashtu hedh poshtë çdo thashethem tjetër që ka dal për të dhe aktorin./L.K

/Zoom.al