zoom

Të gjitha

Ish-burri i parë i Jennifer Lopez bën parashikimin e papritur: Ajo do të ndahet nga Ben Affleck

Ish-burri i parë i Jennifer Lopez bën parashikimin e papritur: Ajo do të ndahet nga Ben Affleck

“Jennifer dhe Ben janë të destinuar për divorc…”, kështu është shprehur bashkëshorti i parë i Jennifer Lopez.

48-vjeçari, Ojani Noa pretendon se ish-gruas së tij “i pëlqen të jetë e dashuruar”, por humbet interesin pasi pasioni në martesën e saj fiket.

“Daily Mail” shkruan se Noa, i cili u takua me J-Lo kur ai ishte një refugjat kubanez, ka mbajtur një profil të ulët që kur lidhja e tij njëvjeçare me Jennifer përfundoi në vitin 1998.

“Beni është bashkëshorti numër katër. Unë isha bashkëshorti numër një dhe ajo më tha se isha dashuria e jetës së saj. Kur u shtrimë në shtrat natën e dasmës, ajo tha se do të ishim bashkë përgjithmonë,” tha ai për mediat.

Përveçse u martua katër herë, Lopez, 53 vjeç është fejuar gjashtë herë, duke përfshirë dy herë me aktorin e “Good Will Hunting”.

“Nuk e kisha idenë se kush ishte ajo. Sytë tanë shikuan njëri-tjetrin dhe mendova se ajo ishte gruaja më e bukur që kisha parë ndonjëherë.”

Më tej, ai ka treguar edhe pak lidhur për marrëdhënien që ka patur Jennifer.

“Ne të dy mund ta ndjenim energjinë romantike. Ishte e menjëhershme dhe intensive. Sikur të luhatej nëpër trupat tanë. Unë i thashë, “Unë ndihem njësoj si ndihesh ti.” I ngrita mjekrën dhe i dhashë një puthje – ishte një puthje sikur e kishim njohur njëri-tjetrin përgjithmonë”./ Zoom.al