zoom

Të gjitha

“Dhe ky shkëmbi është më i butë se zemra e…”/ Për kë e ka thumbin e radhës Monika Lubonja?!

Aktorja e njohur, Monika Lubonja, duket se ka nisur zyrtarisht sezonin e plazhit. Ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqet duke pozuar me bikini në plazh. Ish-banorja e “Big Brother VIP” shihet mjaft elegante me rroba banjat dhe ka marrë komplimente të shumta për format trupore.

“Je dritë. Monika e Dubait. Një yll që do shndrisë në çdo kohë, je e paarritshme. Ti je ëmbëlsi”, janë disa nga komentet që lexohen te foto e Lubonjës.

Por pavarësisht se ka pozuar me bikini, vëmendjen e ka marrë diçka tjetër. Është citimi që ajo ka zgjedhur që të shkruaj bashkëngjitur me pozën e saj, i cili duket si një thumb për dikë. “Dhe ky shkëmbi është më i butë se zemra e…”, ka shkruar aktorja. Nuk dihet se me kë e ka konkretisht Monika, por ndjekësve i ka shkuar mendja menjëherë te Ilir Shaqiri, pasi siç dihet që nga periudha e “Big Brother VIP” mes tyre ka pasur shumë ngacmime./L.K

/Zoom.al