zoom

Aktualitet

Iranianët hakerojnë edhe drejtorin e FBI-së, i nxjerrin foto dhe të dhëna personale

Iranianët hakerojnë edhe drejtorin e FBI-së, i nxjerrin foto dhe të dhëna personale

Hakerë të lidhur me Iranin kanë arritur deri te drejtori i FBI-së, Kash Patel duke u futur në emailin personal të tij e duke publikuar në internet fotografi dhe të dhëna personale.

Në faqen e tyre të internetit, grupi i hakerëve Handala Hack Team u shpreh se Patel “tani do ta gjejë emrin e tij midis listës së viktimave të hakuara me sukses”. Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë konfirmoi se emaili i Patel ishte hakuar dhe tha se materiali i publikuar në internet dukej autentik, raporton Reuters.

Handala, e cila e quan veten një grup hakerash vigjilantë pro-palestinezë, konsiderohet nga studiuesit perëndimorë si një nga disa personazhe të përdorura nga njësitë e inteligjencës kibernetike të qeverisë iraniane.

Materialet e publikuara të shefit të Byrosë Federale të Hetimit datojnë nga viti 2011 deri rreth vitit 2020, përpara se ai të zgjidhej në detyrë.

Postime të lidhura