zoom

Aktualitet

Sulmi kibernetik nga “Homeland Justice”, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

Kuvendi i Shqipërisë ka konfirmuar sulmin kibernetik nga hakerat e ‘Homeland Justice’.

Në njoftimin për mediat Kuvendi ben me dije se sulmi është regjistruar mbrëmjen e djeshme dhe se një pjesë e të dhënave në disa llogari përdoruesish të administratës është fshirë.

“Në përgjigje të interesimit të medias, Kuvendi i Shqipërisë informon se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është konstatuar një akses i paautorizuar në infrastrukturën IT të institucionit. Gjatë verifikimeve është vënë re fshirja e një pjese të informacionit në disa llogari përdoruesish të punonjësve të administratës.

Vlerësimi paraprak teknik tregon se mund të bëhet fjalë për një sulm të sofistikuar kibernetik, i cili ka pasur si synim fshirjen e të dhënave dhe cenimin e disa sistemeve të brendshme.

Nga analizat e para rezulton se infrastruktura kryesore e punës nuk është prekur. Faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë dhe sistemet e tjera që mbështesin funksionimin e institucionit vijojnë të funksionojnë normalisht.

Postime të lidhura