Aplikacion
Faqja e hakerave iranian Justice Homeland ka deklaruar se ka hakeruar Postën Shqiptare.
Përmes një njoftimi në Telegram, “Justice Homeland” ka publikuar disa emaile.

https://t.me/JusticeHomeland1/605
Ndërsa faqja e Posta Shqiptare funksionon normalisht, është e paqartë se çfarë materialesh apo të dhënash janë hakeruar dhe koha që mund të jetë bërë ndërhyrja.
Kujtojmë që e njëjta faqe, “Justice Homeland” ka kryer më herët disa sulme kibernetike ndaj sistemeve shtetërore shqiptare.
Javën e kaluar, Departamenti Amerikan i Drejtësisë bëri të ditur se kishte goditur dhe sekuestruar katër domeine iraniane, mes të cilave edhe “Justice Homeland”.
Në njoftimin e administratës amerikane thuhej se pas të gjitha këtyre domeineve qëndronte ministria iraniane e Inteligjencës dhe përmendeshin drejtëprërdrejtë sulmet ndaj Shqipërisë.
Zoom.al/
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit