Aplikacion
Një operacion i rëndësishëm kundër sulmeve kibernetike është ndërmarrë nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, i cili ka njoftuar mbylljen e disa faqeve online të lidhura me aktivitetet e Iranit. Këto platforma dyshohet se përdoreshin për propagandë dhe ndikim psikologjik, si dhe për shpërndarjen e materialeve të marra përmes sulmeve kibernetike.
Sipas autoriteteve amerikane, këto faqe ishin të lidhura me Ministrinë iraniane të Inteligjencës dhe Sigurisë dhe shërbenin për të publikuar të dhëna të vjedhura, përfshirë edhe informacione që lidhen me sulmet ndaj Shqipëria.
Një prej platformave kishte lidhje direkte me grupin Homeland Justice, i cili më herët ka qenë përgjegjës për sulme kibernetike ndaj institucioneve shqiptare.
Autoritetet amerikane theksojnë se këto faqe nuk përdoreshin vetëm për propagandë, por edhe për të nxitur dhunë ndaj individëve të caktuar, përfshirë gazetarë, disidentë dhe persona të lidhur me Izraeli. Në disa raste, janë publikuar edhe të dhëna personale dhe kërcënime direkte ndaj tyre.
Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, paralajmëroi se propaganda online mund të ketë pasoja reale dhe të rrezikshme, ndërsa drejtori i FBI, Kash Patel, deklaroi se do të ndiqen penalisht të gjithë personat e përfshirë në këto aktivitete.