zoom

Aktualitet

Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme mohojnë sulmin kibernetik nga Homeland Justice

Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme mohojnë sulmin kibernetik nga Homeland Justice

Homeland Justice ka pretenduar se ka kryer një sulm kibernetik ndaj sistemeve të drejtësisë në Shqipëri.

Sipas hakerave, janë siguruar të dhëna dhe dokumente të ndjeshme nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë dhe Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë. Megjithatë, këto pretendime janë hedhur poshtë nga vetë institucionet.

Në një reagim zyrtar, Gjykata e Lartë sqaroi se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në sistemet e saj të brendshme apo në faqen zyrtare. Sipas saj, referuar edhe pretendimeve të hakerave, mund të jetë prekur vetëm faqja “gjykata.gov.al”, e cila administrohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, dhe nuk ka lidhje direkte me sistemet e brendshme të gjykatës.

Edhe Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije se, pas verifikimeve të kryera nga specialistët e sigurisë kibernetike, nuk janë konstatuar shenja komprometimi apo hakerimi. Institucioni theksoi se monitorimi i situatës vijon në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar sigurinë e të dhënave.

Pak ditë më parë, Homeland Justice sulmoi edhe sistemet e Postës Shqiptare dhe të Kuvendit të Shqipërisë./ Zoom.al

Postime të lidhura