zoom

Të gjitha

Iliri i tregon Sabianit defektin që ka

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, që në javët e para brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, krijoi një lidhje shumë të fortë me këngëtarin e njohur, Sabiani.

Madje kur Sabiani u eliminua njëherë nga publiku, Iliri ishte i gatshëm që të linte shtëpinë së bashku me të. Por fati ishte nga ana e këngëtarit, pasi u rikthye në shtëpi falë biletës që kishte, ku shkruhej “vajtje-ardhje”.

Pasi “Vëllai i Madh” i bëri të ditur se në vazhdimësi do të duhet të laujnë në çift, Iliri zgjodhi pikërisht Sabianin si aleat të tij. Mirëpo, kohët e fundit, balerini ka vënë re një detaj në sjelljen e tij, i cili po e penalizon.

Iliri i tha Sabianit se ka shumë besim te të gjithë konkurrentët dhe mendon se edhe ata do t’ia kthejnë me të njëjtën monedhë. Ai e paralajmëroi artistin që të “mos i jepet” kaq shumë njerëzve, sepse janë aty brenda për lojë.