zoom

Të gjitha

Flirt në Big Brother VIP?

Flirt në Big Brother VIP?

Pas mikut të tij Dj PM duket se edhe Dj Dagz ka nisur të flirtojë me një nga vajzat e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Është fjala për moderatoren e njohur, Einxhel Shkira. Gjatë ditës së djeshme, dyshja kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe kanë shkëmbyer disa fjalë.

Gjatë bisedës nuk munguan as provokimet dhe as ngacmimet. Arbri (emri i vërtetë i tij) shkoi në kuzhinë gjatë kohës që Einxhel po gatuante për banorët e tjerë të shtëpisë, për ta parë nëse ishte e zonja në gatim apo jo.

Pjesë nga biseda:

Dj Dagz: O yll! O shpirt!

Einxhel: Urdhëro.

Dj Dagz: Erdha me kqyr ça po bën, a je e zonja në kuzhinë a jo, se une veten e kam tregu tash. Po du me pa ça di me bo ti. A je për me të propozu a jo?

Einxhel: Po, shife një herë.

Ndërkohë, pasi të gjithë u çuan nga tavolina e ngrënies, Dj Dagz shkoi të lante enët dhe të ndihmonte Monikën në kuzhinë. Ky rast nuk i ka shpëtuar Einxhelit, e cila nisi ta ngacmonte.

“Ëndërr e kam një mashkull që lan enët. Po e vëzhgoj”, tha moderatorja.

Dj Dagz dhe Dj PM kanë hyrë si një lojtar i vetëm në shtëpi, por asnjë prej banorëve nuk e di këtë detaj.

Postime të lidhura