zoom

Të gjitha

Britney Spears thumbon Justin Timberlake

Britney Spears thumbon Justin Timberlake

Këngëtarja e njohur Britney Spears, ka kujtuar ish të dashurin e saj, Justin Timberlake me anë të një postim në “Instagram” të cilën ajo e fshiu më vonë.

Pavarësisht se kishte ndarë video me ndjekësit teksa kërcente me këngët e tij, ikona e muzikës pop akuzoi Timberlake se “përdori” emrin e saj për të shitur albumin “Justified.” Në postimin saj, këngëtarja kishte shkruajtur  në lidhje me ata që e kanë tradhëtuar dekadat e fundit.

Disa prej tyre nuk ishte vetëm këngëtari i njohur, por edhe mamaja me motrën e saj. Ajo shkroi se nëna e saj e botoi librin “Through the Storm: A Real Story of Fame and Family in a Tabloid World”, në një kohë kur ajo kishte shumë nevojë për të.

Sipas këngëtares kjo gjë u bë për “famë dhe vëmendje!!!!” Nëna e Britney-t botoi librin në vitin 2008, i cili mbuloi shumë nga betejat publike të vajzës së saj me paparacët dhe shëndetin mendor.

Britney u shpreh se Timberlake “përfitoi me albumin e tij të parë duke përdorur emrin” e saj. Ajo gjithashtu tregoi se nga motra ishte tradhtuar pasi ajo ka nxjerrë një libër, që e përmend më shumë se 300 herë këngëtaren./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura