Aplikacion
Gazetari Elio Laze është arrestuar për gjobëvënie. Pronari i portalit Priza.al i kishte vënë gjobë 20 mijë euro një zyrtari të ISHP-së, Klaus Shaqiri. Ka qenë ky i fundit që ka bërë vetë denoncimin në Policinë e Tiranës për gjobëvënie.
Mësohet se në momentin e arrestimit atij i janë gjetur 5 mijë euro cash, të cilat janë sekuestruar. Ndaj tij rëndon akuza “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.
Laze mori 5 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër do e merrte me 3 këste.
Elio Laze, prej vitit 2021 drejton portalin Priza.al, zyra e të cilit është në një apartament, te kompleksi “Kika” pranë Komunës së Parisit, ngjitur me Klinikën Indiane të Syrit. Më 28 maj të vitit 2021 ai është arrestuar nga policia për armë pa leje dhe lëndë narkotike gjatë kontrollit të makinës së tij në Tiranë, ku edhe nga analizat toksikologjike rezultoi se kishte qenë në efektin e substancave narkotike.
Brenda paketës së cigareve Elio Laze fshihte një cigare hashash. Por habia e vërtetë është kur në cantën e tij policia gjen edhe një pistoletë me plumb në grykë. Ishte një pistoletë e markës “Ekol” kalibri 9mm: armë lufte.