Aplikacion
Policia e Shtetit dha informacion zyrtar për arrestimin e gazetarit Elio Laze, duke shpërndarë edhe pamje nga momenti i arrestimit.
Sipas policisë, ai ka shantazhuar një punonjës të administratës publike për t’i marrë 5 mijë euro, që të fshinte nga portali që administronte, disa shkrime që kishte postuar për të.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap në zyrën e subjektit, në Tiranë, menjëherë pasi mori 5000 euro nga i dëmtuari, dhe u vu në pranga shtetasi E. L., 37 vjeç”, njoftoi policia.
Elio Laze është pronari i portalit Priza.al dhe përmes tij, i kishte vënë gjobë një zyrtari të ISHP-së, Klaus Shaqiri. Ka qenë ky i fundit që ka bërë vetë denoncimin në Policinë e Tiranës për gjobëvënie.
Gjatë momentit të arrestimit, policia i ka sekuestruar Elio Lazes eurot e marra nga gjobëvënia dhe 4 celularë./ Zoom.al