zoom

Të gjitha

I mbijetoi atentatit me pesë plumba, ekzekutohet në Budva anëtari i klanit të njohur mafioz

I mbijetoi atentatit me pesë plumba, ekzekutohet në Budva anëtari i klanit të njohur mafioz

Një krim ka tronditur Malin e Zi pak para mesnatës së kaluar, pasi është ekzekutuar një nga anëtarët e lartë të klanit mafioz malazez “Skaljar“. Bëhet fjalë për Miliq Minja Shakoviç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.40 në Budva. Mediat fqinje raportojnë se Shakoviç është vrarë nga një person i veshur me këmishë të bardhë, teksa ishte i ulur në një lokal.
Sipas mediave malazeze, Shakoviçi ishte ulur në një tavolinë në rreshtin e parë të lokalit përballë shëtitores, kur një burrë me këmishë të bardhë dhe kapele iu afrua dhe qëlloi disa herë në drejtim të tij. Raportohet se policia ka gjetur një këmishë dhe një kapele.

Për shkak të luftës së gjatë mes klanit mafioz “Skaljar” dhe “Kavac”, Shakoviç ishte shumë i kujdesshëm. Ai dilte rrallë nga shtëpia, duke përdorur vetëm një makinë të blinduar dhe duke lëvizur vetëm i shoqëruar nga badigardë.

Milic Minja Shakoviç në dokumentet e policisë konsiderohej si një anëtar i lartë i “klanit mafioz të skaljar”, por edhe drejtues i degës së bandës në Podgoricë, i cili ka qenë disa herë në shënjestër të vrasësve nga klani rival gjatë viteve të fundit.

Shakoviçi i mbijetoi një atentati më 8 shtator 2017, pasi u qëllua me pesë plumba teksa ndodhen në një lokal në qendër të Podgoricës, dhe po priste të merrte makinën nga lavazhi.

Në mesin e dhjetorit 2017, dy muaj pasi i kishte mbijetuar plagëve të marra, Shakoviç raportoi në polici se po ndiqej nga një burrë me biçikletë nëpër rrugët e Zagoricës, i cili dyshohet se kishte ardhur për ta vrarë.