Aplikacion
Capital T thuajse në çdo dalje të tij publike nuk i shpëton një pyetjeje rreth Adrola Dushit. Megjithatë në emisionin e vëllezërve Veshaj u shpreh se ai dhe Adrola janë miq shumë të mirë por vetëm kaq.
“E përshëndesim Adrolën! Nuk e di pse u bë gjithë ky tension, por me Adrolën jemi shokë shumë të mirë. Gjithë nëpër emisione ma përmendin vetëm Adrolën, Adrolën, Adrolën…jo se nuk e meriton se është e mrekullueshme, por ne jemi shokë”, tha reperi.
Momenti u bë viral në rrjetet social, ndërkohë që fansat vazhdojnë të komentojnë se mes tyre ka një romancë. I ftuar sonte në emisionin “Më lër të flas”, Capital T dëgjoi këtë pjesë dhe u habit kur vëllezërit Veshaj i thanë se është zëri i modeles.
“E këndon mirë”… tha Capital./L.K
/Zoom.al